Secondary Adv

Plan per kursimin e energjise, Balluku: per momentin nuk ka kufizime

Kryeministri Rama tha se një plan kursimi për energjinë do të jetë i domosdoshëm, pasi jemi në luftë.

 

Ai tha se problemi kryesor me të cilin do të përballemi është mungesa e energjisë. "Kemi zgjedhur në 1990 të jemi vend që është ekonomi e lirë e tregut. Për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, do ishin dakord të ndërhynim me diçka që është artificiale, ato i kanë veç ato taksa.

 

I kanë por i kanë veç, nuk i kanë në strukturën e çmimit. Kosova dhe Maqedonia kanë rritur çmimin e energjisë në faturën e familjarëve. Ne bëjmë rregullisht çdo vit, 45 milionë dollarë subvencion për familje në nevojë, për të mbajtur kilovatin e tyre 7 lekë, ndërkohë që pjesa tjetër e paguan 9,5 lekë.

 

Sot qeveria e blen 61 lekë, këto paguhen nga buxheti dhe në faturën tonë vjen 9,5 lekë. Është e drejtë që të ndërhymë sot te çmimi energjisë dhe të godasim pa përjashtim të gjithë për të ulur çmimin e naftës, që kjo nuk besoj se ndodh. Unë nuk mendoj që kjo është e drejtë.

 

Kjo qeveri po rri në vend dhe nuk po lëviz për të rritur çmimin e energjisë. Sot prapë jemi mirë se ka dhe më keq. Qeveria rus dje kërcënoi se Europa duhet të përgatiti për 300 dollarë fuçia e naftës, është më shumë se dyfishi i çmimit aktual, i cili është një çmim marramendës në raport me atë që ishim.

 

Mungesa e energjisë është problemi kryesor. Plani i kursimit është i domosdoshëm, është luftë. Nuk hy tek ata që thonë se është fillimi i luftës së tretë botërore, por jemi në një luftë shumë me impakt mbi të sotmen dhe të nesërmen. tregu është kontrollit të qeverisë.", u shpreh Rama.

 

 

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku tha se për momentin nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike. Por nëse në treg nuk do të plotësohen kërkesat për energji, do të ketë kufizim të energjisë, ndërsa shtoi se qeveria ka një plan për kursimin.

 

‘Nuk njoftova se nuk do të ketë kufizime! Çmimi është një hall shumë i madh, po mbahet në kurriz nga qeveria shqiptare nuk po e ndjen konsumatori. Duhet të konsumojnë më pak naftë, jo të përdorim makinën për të blerë bukë.

 

Nuk do të ketë kufizime përderisa kohë do të garantojmë energjinë. Nuk do të ketë kufizime, deri në ditët kur nuk do të plotësojmë kërkesën nga tregu.’- tha Balluku./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat