Secondary Adv

Lufta ka hyre ne diten e 13, Ukraina gati per kompromis me Rusine

Ukraina ka hyrë në ditën e 13 të luftës dhe kur koha kalon, palët sa vijnë dhe nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre.

 

Kievi nuk heq dorë nga mbrojtja, e ndërsa Moska ka shtuar kërcënimet deri në realizimin e kërkesave të tyre që janë të qarta: për të anuluar pushtimin, kërkon që Ukraina të ndryshojë kushtetutën e saj për të garantuar se nuk do të bashkohet me NATO dhe BE.

 

Nëse kjo nuk ndodh, lufta do të vijojë, teksa bisedimet për korridoret humanitare vijojnë dhe pritet që raundi i katërt i bisedimeve të zhvillohet të martën. Nga ana tjetër, Moska ka kërcënuar se mund të hakmerret kundër sanksioneve evropiane duke ndërprerë gazin natyror.

 

Presidenti ukrainas Zelensky, pasi më parë kishte paralajmëruar një skenar të luftës botërore, më pas ka folur për të hapur dialogun. Madje sipas asaj që shkruan corriere ai ka thënë se është i gatshëm të bisedojë për statusin e republikave në zonën e Donbasin si edhe procesin e anëtarësimit në NATO.

 

Një këshilltar i Presidentit Zelensky ka thënë më pas se Ukraina po mendon për ta vënë në diskutim hyrjen e saj në NATO. Kievi dëshiron të vendosë në tryezë një sërë garancish sigurie. Kështu raporton agjencia ruse e lajmeve Novosti. Kjo do të ishte një shenjë e mëtejshme e hapjes për kompromis./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat