Secondary Adv

Taksimi i korporates: Rregulla te reja, e njejta paradigme e vjeter

Në vitin 2013, hetuesit nga Senati amerikan hodhën dritë mbi një njësi tepër fitimprurëse të Apple, e cila ishte e regjistruar në Irlandë , kontrollohej nga Amerika  dhe nuk paguante taksa në asnjë prej dy vendeve.

 

Fakti që kjo strukturë ‘të ardhurash pa shtetësi’ ishte krejtësisht ligjore nxorri në pah një ‘vakum ligjor’ të madh në sistemin global të tatimit , shkruan The Economist.Ka shumë boshllëqe të tilla dhe arsyeja është se teoria e rregullave kombëtare dhe traktateve dypalëshe që ‘menaxhon’ se sa borxhe kanë kompanitë dhe kujt i detyrohen, është shumë e vjetruar. Ajo ishte projektuar për epokën e prodhimit. Biznesi sot është gjithnjë e më shumë dixhital, bazuar në shërbime dhe drejtuar nga pasuri të patundshme, përfshirë të drejtat për të shfrytëzuar pronën intelektuale (IP), nga patentat e deri te logot. Këto janë më të lehta se asetet fizike për t’u manipuluar nga filialet në vendet me taksa të larta e deri tek ato me sisteme të ‘vakëta’ tatimore. Shkurt, ato i bëjnë rregullat e vjetra më të lehta për t’u luajtur.


Po kështu ka një rritje të egër të planifikimit tatimor, si një pjesë thelbësore e planeve të biznesit multinacional. OECD llogarit se humbjet në të ardhura për buxhetet kombëtare janë rritur në gati 240 miliardë dollarë në vit, ose 10% të faturave tatimore të të ardhurave të korporatave globale – një vlerësim që e konsideron shumë konservator. Pjesa e fitimeve të firmave amerikane që ato regjistrojnë në vendet me taksa të ulëta është më shumë se dyfishuar që nga 1980-a, kjo ka ndihmuar në uljen e normave aktuale tatimore që ata paguajnë, në krahasim me normën bazë të vendit të tyre.


500 firmat më të mëdha të Amerikës zotërojnë më shumë se 2 trilionë dollarë fitime përtej detit. Ligjet e saj tatimore e inkurajojnë këtë fenomen, sepse fitimet që sigurojnë kompanitë e saj jashtë vendit janë të tatueshme në Amerikë vetëm kur riatdhesohen. Dy vjet më parë, G20, një forum për ekonomitë e mëdha, kërkoi nga OECD të prodhojë reforma që synojnë frenimin e këtij lloj ‘sporti’ të tatimit të korporatave dhe të sigurojë që kompanitë shumëkombëshe të tatohen ‘aty ku zhvillohen aktivitetet ekonomike dhe ku është krijuar vlera’. Kërkesa u motivua pjesërisht nga intensifikimi i zemërimit të publikut ndaj firmave që nuk paguajnë atë që i kanë dhe pjesërisht nga uria për më shumë të ardhura tatimore në një epokë të masave shtrënguese.
Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, po heton mbi marrëveshjet për të cilat ai dyshon se janë të padrejta që Holanda, Irlanda dhe Luksemburgu kanë arritur me kompani duke filluar nga Starbucks e deri tek Fiat Chrysler.  Së fundmi vendet e BE-së nisën zbatimin e propozimeve për reforma të OECD-së duke u pajtuar në shkëmbimin automatik të informacionit mbi verdiktet e tyre tatimore ndërkufitare.

 

‘Eliminohet’ strategjia e shmangies tatimore ‘Double Irish’
Me përshpejtimin e rregullave të reja që kërkojnë transparencë më të madhe, disa firma po largohen nga praktikat tatimore që dikur konsideroheshin të pakundërshtueshme. Amazon, për shembull, ka hapur degë të tatueshme në vendet europiane, ku ai ka shumë konsumatorë; tashmë nuk ndodh më që të gjithë fitimet e tij t’i drejtohen Luksemburgut me taksa të ulëta. Disa kompani paguajnë më shumë taksa në mënyrë parandaluese: dega në Luksemburg e një banke të madhe ndërkombëtare ndaloi një vendim të favorshëm tatimor në mënyrë që të rrisë normën e taksave efektive të saj, për shkak se frikësohej se po të paguante vetëm 15% mund të tërheqë baza negative, pranon një nga drejtorët e saj. Dhe vendet me taksa të ulëta po eliminojnë strukturat e tyre më diskriminuese të minimizimit tatimor, të tilla si famëkeqja ‘Double Irish’.


Disa propozime janë zbutur me këmbënguljen e vendeve të fuqishme (jo më pak se Amerika, shumëkombëshet e pasura të së cilës janë objektivi kryesor i reformave). Një rast i tillë janë propozimet e dobëta në korporatat e kontrolluara të huaja, degët e përdorura për të shtyrë tatimin, duke e ‘parkuar’ atë përtej detit. ‘Plani i veprimit’ të OECD-së mbi këtë çështje – një nga të 15-ët në raportin e tij – është thjesht një diskutim i qasjeve alternative, asnjë prej të cilave nuk synon të shërbejë si një standard minimal.


Lee Sheppard, avokat i taksave që i ka ndjekur bisedimet nga afër, fajëson veçanërisht negociatorët amerikanë se kanë dobësuar propozimet ose i kanë bërë ato komplekse pa qenë nevoja. ‘Kjo është njësoj sikur BEPS të vritej nga brenda pa i fajësuar amerikanët’. Zhgënjimi më i madh është se, në kërkim për të rinovuar sistemin ekzistues, OECD është në ‘ngërç’ me ‘pilarin’ e saj më problematik: parimin e ‘njësisë së pavarur’. Kjo mbështetet në supozimin fiktiv që ‘prindërit’ e ndryshëm dhe kompanitë që shërbejnë si filiale në grupin e korporatës veprojnë si persona të veçantë juridikë që ndërveprojnë me njëri-tjetrin në distancë.


Disa vende, përfshirë Britaninë, me sistemin e saj të ri ‘të tatimit të shmangies së fitimit’ të saj, ka vijuar me ligje antishmangie që vështirë se përshtaten me parimet e BEPS. Kjo ndoshta për shkak se ata kanë pak besim se vendet e tjera do t’i zbatojnë ato në një mënyrë që prodhon një kornizë koherente ndërkombëtare, thotë Bartjan Zoetmulder i Shoqatës së Këshilltarëve Tatimorë holandezë. Në qoftë se koordinimi është i dobët, masat e njëanshme si ato të Britanisë mund të përshpejtojnë, ndërkohë që vendet e tjera nxitojnë të mbrojnë bazat e tyre të taksimit.


Frika e shumëkombësheve lidhet me faktin se rritja e fërkimit midis vendeve të cilat kërkojnë të tatojnë pjesën më të madhe të fitimeve të tyre çon drejt rrugës së kthimit të taksimit të dyfishtë – diçka që, falë rrjetit global të traktateve tatimore, ata e kanë ‘kursyer’ për dekada të tëra. ‘Pa dyshim që do të ketë mosmarrëveshje pa fund’, thotë një këshilltar i taksave për shumëkombëshet.
Kreu i tatimit në një firmë globale software ka frikë se raportimi nga vendi në vend, sikundër është propozuar nga OECD, nuk do bëjë gjë tjetër përveçse do t’i inkurajojë vendet të kundërshtojnë uljet e taksave të tyre që paguan një firmë e caktuar.

‘Zëra të shurdhër’
Edhe vendet në zhvillim që nuk i përkasin OECD-së kanë ndjesi të përziera ndaj BEPS. Fitimet e tyre nga frenimi i shmangies së taksave mund të jenë tepër të mëdha: FMN vlerëson se të ardhurat e humbura nga taksat në vendet e varfra janë të barabarta me 1.75% të PBB-së së tyre, tre herë nivelin në ekonomitë e zhvilluara. Por zërat e tyre shpesh ‘janë mbytur’ gjatë bisedimeve, pavarësisht përpjekjeve të zyrtarëve të OECD-së për të siguruar që edhe ata të dëgjohen.


Disa nga çështjet që shqetësojnë vendet afrikane, siç janë shkresat e gabuara doganore, nuk janë diskutuar për asnjë moment, thotë Logan Wort e forumit të administratës tatimore të Afrikës, një grup për agjencitë kombëtare të taksave.
Vendet e varfra nuk kanë kapacitetin institucional për të marrë pjesë në shkëmbimet e propozuara ndërmjet autoriteteve tatimore të të dhënave të firmave nga vendi në vend. Pra, ata ende mund të kishin vështirësi për të marrë të dhëna për shumëkombëshet që operojnë në territorin e tyre – dhe kështu mbeten të pajisura keq për të sfiduar shmangien e shëmtuar të taksave.


Pa u impresionuar nga ‘përjashtimi’ i vendeve në zhvillim, dhe me pretendimin e transferimit të çmimit, fushatat kundër shmangies së taksave të korporatave i kanë deklaruar BEPS në rastin më të mirë një sukses të pjesshëm, një hap i parë drejt diçkaje më substanciale.
Por në qoftë se, në vend që të bihet dakord mbi mënyrën e procedimit, qeveritë të ndalin së luftuari për reduktimet e tyre të fitimeve të shumëkombësheve, rikthimi ndaj tatimit të dyfishtë mund të jetë në perspektivë. Por kjo nuk do të ishte më e drejtë.


Më të lexuarat