Secondary Adv

Rritja e cmimit te karburanteve abuzive, Presidenti Meta thirrje qeverise

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar sërish pas rritjes së çmimeve në vend.

 

Meta bën thirrje që rritja abuzive e çmimit të naftës të ndalet menjëherë. Presidenti në një reagim në facebook thotë se shqiptarët po e paguajnë sot çmimin e një litri karburant më shtrenjtë se vendet e Bashkimit Europian, ndërsa kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

 

Statusi:

Shqiptarët, me një pagë minimale prej 238 euro/muaj dhe me rreth 40% të popullsisë që jeton me të ardhura nën 5.5 USD/ditë, po e paguajnë sot çmimin e 1 litri karburant, më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian, ku paga minimale luhatet nga 500 deri në 2,250 euro/muaj.

 

Ndërkohë që në Shqipëri 1 litër naftë sot kushton 2.2 euro/litër, në vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të “Global Petrol Price” kushton:

 

Bullgari 1.55 euro/litër

Rumania 1.6 euro/litër

Kroaci 1.65 euro/litër

Slloveni 1.68 euro/litër

Çeki 1.82 euro/litër

 

Zvicër 2 euro/litër

Francë 2 euro/litër

Itali 2.1 euro/litër

Greqi 2.1 euro/litër

Gjermani 2.1 euro/litër

 

Rritja abuzive dhe spekulative e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!/Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat