Secondary Adv

Rama takim me furnizuesit e naftes: Neser kuadri i detyrimeve

Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me furnizuesit e naftës në vend.

 

Në Facebook, Rama shkruan se situata e jashtëzakonshme e krijuar imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit dhe se për këtë arsye po ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit.

 

Ai shton po ashtu se nesër do të përcaktohet edhe kuadri i detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit, për një afat dymujor të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës.

 

"Situata e jashtëzakonshme imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit, prandaj ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit.

 

Një Akt-Normativ me fuqinë e menjëhershme të ligjit për përballimin e kësaj emergjence, do të përcaktojë që nesër edhe kuadrin e detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit, për një afat dymujor të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës", shkruan Rama./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat