Secondary Adv

Studentet proteste para MASR: Rritja e cmimeve e paperballueshme

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranë janë duke protestuar përpara ministrisë së Arsimit.

 

Studentët nisën marshimin në këmbë nga UBT dhe tani janë ndalur përpara ministrisë. Marshimi i tyre është shoqëruar nga forca të shumta policie. Sakaq, studentët u bëjnë vazhdimisht thirrje qytetarëve që të bashkohen me ta.

 

Ndërkohë, në orën 17:00 është njoftuar protesta e radhës përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Aktualisht protestë është duke u zhvilluar edhe në qytetin e Korçës, ku ka pasur edhe episode tensionesh dhe konfrontimi me forcat e policisë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat