Secondary Adv

Ligji per pagen minimale, Sindikatat kerkojne te mos jete nen 300 euro

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), mbrojnë propozimin e tyre që paga minimale të mos jetë nën 300 euro.

 

Në njoftimin e BSPK, thuhet se Këshilli Ekonomiko-Social (KES) sot ka mbajtur takimin e radhës nën kryesimin e kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK-së, Atdhe Hykolli.

 

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK, përfaqësuesi i Federatave Sindikale, bazuar në mekanizmat profesionalë mbron propozimin që paga minimale të jetë jo më e vogël se 300 euro.

 

Llogaritjet paraprake dhe indikatorët ekonomiko realë tregojnë se një pagë minimale në vlerën 300 euro është e arsyeshme dhe reale”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

 

Më tej thuhet se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret që partneri social – Qeveria të pranojë këtë propozim të arsyeshëm për lartësinë e pagës minimale të sivjetme.

 

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar sot se është propozuar që paga minimale të jetë 264 euro në muaj, por se nuk është miratuar nga përfaqësuesit e sindikatave.

 

Murati me anë të një shkrimi në Facebook ka theksuar se ky mos-votim do t’i lë punëtorët e sektorit privat me pagën minimale ekzistuese. Ndryshe kohë më parë kryetari i Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se  nuk do të pranojnë pagë minimale nën 400 euro./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat