Shtimi i rrezikut: Ne shtator, interesat e kredive rriten, te bonove te thesarit ulen
Një tregues i shtimit të rrezikut që perceptojnë bankat tregtare eshte se diferenca e interesave mes kredive dhe depozitave te bonove të thesarit është zgjeruar gjatë muajit shtator.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar për të gjitha kreditë e reja në shtator u rrit në 8.18%, nga 7.73% muajin e mëparshëm. Bizneset dhe individët kanë marrë hua më të shtrenjta për të gjitha maturitetet, sidomos për 6-12 muaj, që është rritur me gati një pikë përqindjeje.
Në një lëvizje të kundërt, prodhimi mesatar një vjeçar i bonove të thesarit ka shënuar një rënie të lehtë gjatë muajit shtator, në 3.21%, nga 3.22% në shtator. Kjo rritje e diferencës mes interesit të kredive dhe atyre të bonove të thesarit (të dyja alternativ të investimit të parave të bankave) nga 4.38% në gusht në 5.29% në shtator, është një indikator i rritjes së riskut të perceptuar nga sistemi bankar për kredimin e ekonomisë.
Në shtator, huaja për ekonominë shënoi një tkurrje të fortë. Kredia e re në euro ishte më e ulëta në 10 vjet dhe ajo në lekë më e ulëta në 3 vitet e fundit. Rënie ka shënuar dhe stoku i huasë, që zbriti me 1.8% me bazë vjetore në 546 miliardë lekë. Në raport me një muaj më parë, rënia e stokut ishte 0.7%, kryesisht si rrjedhojë e tkurrjes së kredisë në valutë.Në shtator shënuan rritje dhe interesat e depozitave në lekë, pasi arritën nivele rekord të ulëta historike në gusht. Kthimi mesatar nga kursimet 1 vjeçare u rrit në 1.27% në shtator, nga 1.04% në gusht.