Secondary Adv

Hapet tenderi me i madh per mirembajtjen e rrugeve, akset qe perfshihen

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur tenderin për “Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të tre rajoneve (Veriore, Qendrore, Jugore).

 

Tenderi ka 4 lote. Fondi limit është 5 miliardë e 168 milionë e 535 mijë e 855.32 lekë.

 Si do të ndahen fondet e rrugëve

Loti i parë apo kontrata A parashikon mirëmbajtjen me performancë të akseve kryesore të Rajonit Verior. Fondi për këtë kontratë është 883 milionë lekë.

 

Loti 2 apo Kontrata B parashikon mirëmbajtje me performancë të akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Verilindor të Shqipërisë. Fondi limit për këtë kontratë është 1 miliardë e 418 milionë lekë.

 

Loti 3 apo Kontrata C parashikon mirëmbajtje me performancë të akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Juglindor të Shqipërisë. Fondi limit për këtë kontratë është 1 miliardë e 455 milionë lekë.

 

Loti 4 apo Kontrata D parashikon mirëmbajtje me performance të akseve kryesore të Rajonit Jugor. Fondi limit për këtë kontratë është 1 miliardë e 411 milionë lekë. Për dorëzimin e ofertave, afati i fundit është 11 prill 2022./Burimi: Scan


Më të lexuarat