Ndryshon taksa e pasurise mbi truallin, ne qytetet e medha 5600 leke/ha
Në paketën fiskale të vitit të ardhshëm, qeveria ka parashikuar ndryshim edhe të taksës së pasurisë mbi truallin. Ajo do të paguhet në bazë të kategorizimit që iu janë bërë qyteteve nga pronarët ose përdoruesit e truallit. Për qytetet e mëdha, taksa do të jetë 5600 lekë për hektarë, ndërsa për qytyetet e vogla, 1400 lekë për hektar.
Vitin e ardhshëm do të ndryshojë taksa që pronarët apo përdoruesit e truallit do të paguajnë. Në paketën fiskale 2016 që është në diskutim, parashikohet vendosja e taksës së pasurisë mbi truallin në masën 5600 lekë për hektarë për qytetet e kategorisë së parë, si Tiranë, Durrësi, Fieri, Vlora, Elbasani dhe Korça.
Ndryshim taksash do të ketë edhe për kategoritë e tjera të qyteteve, të ndara sipas ligjit të rregullimit të territorit. Kështu, për qytetet e kategorisë së dytë taksa do të jetë 4200 lekë për hektarë, për ato të kategorisë së tretë 2800 lekë për hektarë dhe kategoria e katërt, ku futen qytetet si Erseka, Përmeti etj do të paguhet 1400 lekë për hektarë.
Ministria e Financave parashikon që nga kjo jismë të sigurojë rreth 180 miluiionë lekë bazuar në 50 mijë hektarë truall. Taksa e pasurisë mbi truallin do të mblidhen nga administrata qëndrore, ndërkohë që me përfundimin e kadastrës fiskale, ajo do të grumbullohet dhe do të administrohet nga pushteti vendor.