Bie ne bursa, ulet serish sot cmimi i naftes dhe benzines
Bordi i Transparancës i ngritur me vendim Qeverie, në mbledhjen e tij të sotme vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i naftës dhe benzisë të ulet në 211 lekë/litri.
Gazi nuk ndryshon. Ky vendim erdhi pasi sot në bursë çmimi i naftës në bursë shkoi nën 100 dollarë për fuçi. Këto çmime do të jenë të vlefshme për ditën 15-16 mars 2022, ku bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.
Çmimi i nënproduktit gasoil i me pakicë të jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbledhja e fundit e bordit", thuhet në vendim.
Çdo pikë karburanti në vend është i detyruar të zbatojë këtë vendim, teksa organet ligjzbatuese do të bëjnë çdo ditë kontrolle në terren. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet nga gjobat deri në heqjen e licencës për pikat e karburanteve.
Report Tv zbardhi një ditë më parë masat administrative e parashikuara për çdo biznes që nuk zbaton vendimin e marrë nga Bordi. Gjobat variojnë nga 2 mln lekë për ato që tregojnë me pakicë deri në 10 mln lekë për shumicën dhe të gjitha paratë do të shkojnë 100% në buxhetin e shtetit.
Në rast përsëritjeje, është parashikuar edhe heqja e licencës së tregtimit. Ngritja e çmimit të naftës dhe produkteve të shportës ka shkaktuar reagimin e qytetarëve, të cilët kanë organizuar protesta prej ditësh në disa qytete.
Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve
1. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
2. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
3. Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
4. Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5. 5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës/Burimi: Shqiptarja.com