Secondary Adv

Normalizohet cmimi i karburanteve ne Kosove

Aktualisht në Kosovë, një litër naftë kushton ndërmjet 1.50 euro deri 1.52 euro, kurse benzina po tregtohet me 1.39 euro deri 1.41 euro.

 

Një javë me parë çmimi i naftës dhe benzinës kishte shkuar në dy euro. Ka reflektim të rënies së çmimeve të naftës dhe se Kosova po largohet nga kriza e derivateve.

 

Kështu thotë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani duke shtuar se aktualisht çmimet po përcaktohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC). “Sa i përket çmimeve dihet se i përcakton bursa dhe organizata e OPEC.

 

Çmimet kanë reflektuar me rënie edhe në Kosovë. Kemi rënie të theksuar, ende është një rënie e lehtë e derivateve që do të thotë se është një sinjal i mirë dhe trendi është në rënie. Sipas të gjitha gjasave, dal nga dal po largohemi nga kriza”.

 

Aktualisht në Kosovë, një litër diesel kushton ndërmjet 1.50 euro deri 1.52 euro, kurse benzina po tregtohet me 1.39 euro deri 1.41 euro. Në Shqipëri, një litër derivate kushton 1.77 euro, në Maqedoni të Veriut një litër diesel tregtohet me 1.43 euro, kurse benzina me 1.44 euro.

 

Në Mal të Zi, çmimet variojnë nga 1.45 euro deri 1.58 euro, ndërsa në Bosnje e Hercegovinë çmimet janë 1.45 euro deri 1.70 euro. Në Serbi, diesel për një litër kushton 1.60 euro, ndërsa për benzinë është 1.65 euro.

 

Pas një ngritje të theksuar të çmimeve të naftës, aktualisht në nivel botëror ka një stabilizim të tyre, ku tashmë një barel naftë po tregtohet nën 100 dollarë.

 

Sipas Oil Price, një barel [159 litra] naftë e papërpunuar po tregtohet me 101 dollarë nga 114 dollarë që ishte ditë më parë. Po ashtu, nafta WTI po tregtohet me 98 dollarë kundrejt 110 dollarë për barel.

 

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari gjatë një konference për medie kishte thënë se nuk ka bllokadë të furnizimit me naftë në tregun e Kosovës.

 

Hajdari gjithashtu ka theksuar se së bashku me Autoritetin e Konkurrencës janë duke i identifikuar marrëveshjet e tregtarëve, për manipulime të mundshme me produkte në treg.

 

Këto janë çmimet e derivateve në disa shtete të Evropës. Në krye, sipas Globalpetrolprices, është Norvegjia me një kosto mesatare prej 2,48 euro për litër, e ndjekur nga Danimarka (2,21 euro për litër) dhe Suedia (2,11 litra).

 

Nga ana tjetër, benzina më e lirë në Evropë është – siç është e logjikshme – në Rusi me 0,34 euro për litër, e ndjekur (natyrisht) nga Bjellorusia me 0,63 euro për litër.

 

Përtej kësaj, në Ukrainë benzina është mesatarisht 1.090 euro për litër, në Poloni 1.178 euro për litër dhe në Turqi 1.203 euro për litër. Ndër vendet me benzinën më të lirë në Evropë është sigurisht Hungaria me 1.217 euro për litër, por edhe Moldavia me 1.294 euro për litër.

 

Bie në sy çmimi i Maltës me 1.340 euro për litër, por edhe i Qipros me 1.427 euro. Bullgaria, e cila është vetëm pak kilometra larg disa qyteteve të Greqisë Veriore, ka benzinë ​​1,428 euro për litër, ndërsa e njëjta gjë është në Bosnje, por edhe në Serbi, ku mund të gjendet me 1,453 euro për litër.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/kalon-kriza-bien-cmimet-e-derivateve-ne-kosove/


Më të lexuarat