Secondary Adv

Rama: Pas bordit per naften, krijohet Komiteti Teknik per cmimet baze

Kreu i qeverisë ka paralajmëruar ngritjen e një Komiteti Teknik për çmimet bazë, njësoj si në kohën e pandemisë.

 

Kryeministri Edi Rama u ka prezantuar ditën e sotme pikat e Paketës së Rezistencës Sociale përfaqësuesve të biznesit të vogël, se si qeveria do t'i mbrojë ata përballë pasojave që po sjell lufta.

 

Ai tha se biznesi i vogël është aleati më i madh i qeverisë, prandaj kanë zero taksa, si asnjë biznes tjetër në rajon apo Europë. “Në vendet e tjera nuk ka askund biznes të vogël me taksë zero, siç është ky biznesi këtu.

 

Biznesi i vogël është aleati më i madh i qeverisë shqiptare. Për 95 mijë biznese të vogla ne kemi bërë atë që s’e ka bërë askush, as në Europë e as në botë. Zero taksa, zero TVSH, zero tatim fitimi.

 

Me një tavan shumë më të lartë, se deri dje tavani ishte 80 milionë të vjetra xhiro, sot tavani është 140 për pa tatim fitimi dhe 100 milionë xhiro për pa TVSH dhe plus kësaj ne i mbrojmë biznesit të vogël faturën e energjisë, se do të ishte goditje”, tha Rama. 

 

Ndërkohë, Pas bordit për naftën, Rama tha se do të krijohet edhe Komiteti Teknik për çmimet bazë, njësoj si në kohën e pandemisë. "Për çmimet bazë po krijojmë në task forcë, po krijojmë një komitet teknik.

 

Siç bëmë me pandeminë, që edhe këto teoritë e ekonomisë së tregut mund të sjellin probleme", tha Rama. “Çmimet e tjera do fillojnë të balancohen me shpresë. Për çmimet bazë po krijojmë në task forcë, po krijojmë një komitet teknik.

 

Siç bëmë me pandeminë, që edhe këto teoritë e ekonomisë së tregut mund të sjellin probleme. Mund të kompromentosh furnizimin. Në gjendje lufte dhe do futemi në një mënyrë ose një tjetër, se ndodh.

 

Dhe duke shtrënguar atë që bën distributor mund ta çosh në bllokim. E tendenca është ta ulësh ta çosh në cep, por mund ta bllokosh zinxhirin.” tha Rama./Burimi: Shiqiptarja.com


Më të lexuarat