Secondary Adv

Vijojne protestat kunder rritjes se cmimeve, kerkesat per qeverine

Aktivisti Adriatik Lapaj ka zbuluar kërkesat e protestuesve duke i lënë afat qeverisë deri të shtunën për plotësimin e tyre.

 

Kërkesat fillojnë që nga heqja e taksave mbi naftën, e deri te rishikimi i buxhetit 2022, në mënyrë që sipas tyre të rishikohet kriza. Kërkesa e përgjithshme është ulja e qëndrueshme e çmimit të karburantit me vendet e rajonit. Respektimi për shtresat vulnerabël dhe shtresave në nevojë.

 

Kërkesat:

-Heqja e taksës së qarkullimit dhe pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.

 

-Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë.

-Përcaktimi dhe ngritja e përkohshme e marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.

 

-Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

-Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri në tejkalimin e krizës dhe përcaktimin e minimumit jetik.

 

-Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit, si dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.

 

Këto janë lënë me afat deri ditën e shtunë, kërkojmë nga qeveria të bëjë një paketë të dytë që i plotëson të gjitha. Protestuesit thanë se do të kenë pushim deri ditën e shtunë, për t’u rimbledhur sërish të shumtë në numër dhe të kërkojnë të drejtat e tyre./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat