Secondary Adv

Rritja e cmimit, karburanti iu merr shqiptareve cerekun e pages

Rritja e çmimit të karburanteve në javët e fundit është një goditje rrënuese për atë që mund të quhet shtresa e mesme në Shqipëri.

 

Ndryshe nga të gjithë vendet e tjera të rajonit apo të botës, përdoruesit e automjeteve në vendin tonë, me çmimet aktuale të karburanteve, duhet të paguajnë çerekun e pagës, nëse duan ta mbajnë mjetin në punë.

 

Bazuar në të dhënat e pagës mestare për secilin nga vendet e rajonit dhe nga çmimi përkatës i karburantët, mbi të cilat janë bërë përllogaritjet, rezulton se shqiptarët e paguajnë dyfish e në mos më shtrenjtë për furnizimin e automjetit të tyre.

 

Kjo është e pritshme kur dihet që paga mesatare në Shqipëri në periudhën 2020-2021, ka qenë më e ulta e rajonit, 436 euro, ndërkohë që më të lartën e ka Mali i Zi, 787 euro.

 

Veç pagës mesatare më të ulët, Shqipëria ka edhe çmimin më të lartë të karburanteve në rajon. Për efekt krahasimi edhe me vendet e tjera morëm si tregues njw liwr benzinw – por ai nuk ndryshon as për naftën.

 

Kështu për shembull, më 14 mars një litër benzinë 95 oct në vendin tonë ishte 1.80 euro. Çmimin më të lirë e ka Maqedonia e Veriut (ku qeveria ndërhyri fort), vetëm 1.40 euro për litër./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat