Secondary Adv

Shteti i detyrohet OSHEE 4.76 mld leke nga faturat e papaguara

Borxhi që klientët buxhetorë kanë ndaj OSHEE për fatura të papaguara u rrit gjatë vitit 2021, duke arritur në vlerën prej 4.76 mld lekë.

 

Sipas të dhënave zyrtare nga ERE kjo është një vlerë rekord për borxhet e grumbulluar nga institucionet shtetërore për fatura të papaguara, të paktën që prej vitit 2010. Ndërkohë që, ndonëse në 2015 pati një tendencë në rënie, që prej asaj kohe e deri më tani borxhet kanë një tendencë vetëm në rritje.

 

Ndërkaq, ndryshe paraqitet situata për klientët familjarë, ku sipas të dhënave nga ERE, në dhjetor të vitit 2021 rezultojnë me një vlerë më të ulët borxhi, në krahasim me të njëtën periudhë të një viti më parë.

 

Në total, konsumatorët familjarë kanë një borxh total të papaguar prej 46.52 mld lekë, ndërkohë që në dhjetorin e  vitit 2020 faturat e palikujduara arrinin në 46.76 mld lekë.

 

Tendenca në rënie e borxheve të familjarëve ndaj OSHEE, ka nisur në meisn e vitit 2014, kohë kur nisi edhe aplikimi I aktmarëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura me këste.

 

Ndërkaq, sa I takon nivelit të arkëtimeve për vitin 2021, në total ato arritën në 97.4% të faturave të emetuara, duke pësuar rritje në raport me një vit më parë, ku u arkëtua 95.8% e faturave të lëshuara./Burimi: SCAN


Më të lexuarat