Secondary Adv

Ahmetaj: Nese lufta vazhdon, mund te kete pakete te dyte mbeshtetese

Nëse lufta vazhdon dhe rritja e çmimeve thellohet, Ahmetaj ka deklaruar se qeveria mund të bëjë një paketë të dytë dhe të tretë të rezistencës sociale.

 

Ahmetaj ka nënvizuar se 3 momentet më të vështira të qeverisjes sipas tij janë tërmeti, pandemia dhe lufta në Ukrainë. Kujtoj 3 momentet e vështira që po kalojmë. Tërmetin. Ka qenë legjitim dyshimi nëse qeveria do përgjigjej.

 

Ja ku jemi sot, të gjitha familjet po kthehen në shtëpi. Po pandemia! E mbani mend. Pjesa tjetër lufta. Ne nuk jemi në kufijtë e luftës fizike. Fati i madh që jemi këtu ku jemi dhe jemi vend i NATOS. Por lufta ka ardhur në shtëpitë tona me të gjitha ato që ka ndodhur me ekonomitë.

 

Çmimi në 2010 ka qenë 2 mijë lekë të vjetra dhe s’ka pasur taksa qarkullimi. A është paketa e duhur? Ahmetaj deklaroi se qeveria po bën diçka që nuk e ka bërë asnjë qeveri në Europë duke mos rritur koston e faturës së energjisë elektrike.

 

Teksa tha se Kaskada është mirëmenaxhuar, shtoi se duhet të blihet energji pasi nuk ka rënë shi. “Po e duhur. A është e mjaftueshme? Nuk e dimë kur mbaron lufta. Është rritur çmimi i miellit. Ti the e keni parashikuar në buxhet.

 

Po more në buxhet e kemi parashikuar sepse është pjesë e paketës për të mbështetur qytetarët. Kaskada e super menaxhuar por kemi nevojë të blejmë, sepse s’jemi profetë që sjellim shiun.

 

Paketa është 5.2 miliardë për të mbajtur aq sa mundet qeveria se populli normalisht që ka nevojë më shumë. Vendi me taksat më të ulëta. S’ka biznesi i vogël taksa. Më shumë se gjysmë milion qytetarë që përfitojmë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat