Secondary Adv

Haxhinasto: Zgjatje e koncesionit te Rinasit ne kembim te liberalizimit te sherbimit

Qeveria shqiptare i ka ofruar kompanisë gjermane, që ka ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare, zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit, në këmbim të liberalizimit të këtij shërbimi, të cilin qytetarët mund ta marrin edhe përmes aeroportit të Kukësit.


Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, gjatë një vizite në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor, thotë se negociatat me kompaninë vazhdojnë.   
 “Kemi ofruar që të kompensojmë me zgjatje të periudhës koncensionare çdo dëm që mund t’i vinte aeroportit të Rinasit nga aeroportet e tjera, ky është parimi themelor i negociatave, nëse pranohet do të kemi një marrëveshje nëse nuk pranohet ka dhe mënyra të tjera për të hapur mundësinë për të patur shërbime aeroportuale edhe në zona të tjera të vendit, në verilindje, kukës apo në jug të shqipërisë”, tha Haxhinasto.


“Nënë Tereza” është aeroporti me çmimet më të larta për fluturime krahasuar me vendet e tjera të rajonit.  Për këtë arsye qytetarët shqiptarë detyrohen t’i kryejnë shpesh këto shërbime në vendet fqinje si Maqedoni, Mal të Zi etj.


Më të lexuarat