Secondary Adv

ERRU: 65 per qind e ujit te prodhuar vidhet ose humbet ne rrjet

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Ujit, për 2021, 64.7% e ujit të prodhuar nuk u pagua, nga 65.4% që ky tregues ishte një vit më parë.

 

ERRU analizon faktorët e kësaj situate në Bilancin e Ujit, sipas të cilit humbjet e dukshme, ku bëjnë pjesë pikërisht vjedhjet, nënfaturimet dhe lidhjet e paligjshme përbëjnë mesatarisht 48.9% të humbjeve të përgjithshme, ndërkohë që pjesa tjetër shkaktohet si pasojë e rrjeteve të amortizuar.

 

Nga ana tjetër, gjatë 2021 kohëzgjatja mesatare e furnizimit me ujë nuk pati asnjë ndryshim, duke mbetur në 13.79 orë/ditë. Sipas ERRU, kohëzgjatja e Furnizimit me Ujë lidhet direkt me cilësinë e shërbimit ndaj konsumatorëve.

 

Ndërkohë që, objektivi afatshkurtër i qeverisë qendrore me investime nga buxheti i shtetit nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Ujit dhe Mbetjeve është të ofrohet shërbimi i furnizimit me ujë 24 orë deri në 2023 për 58 nga 66 qendra urbane, teksa për zonat rurale nuk ka asnjë parashikim.

 

Në rang vendi, aktualisht furnizimi i pandërprerë me ujë përfshin vetëm 29 qendra urbane të banuara.

 

Nisur nga këta tregues, ERRU kërkon agregimin sa më të shpejtë të sektorit, që parashikon bashkimin e disa kompanive të ujësjellësve në një të vetme, duke nisur me disa shembuj pilot, që më pas mund të shtrihen në të gjithë vendin./Burimi: SCAN


Më të lexuarat