Secondary Adv

Qeveria vendos: E hena pushim per te kursyer energjine

Në mbledhjen e Këshillit të ministrave ditën e sotme është vendosur që dita e hënë të jetë pushim zyrtar.

 

Duke qenë se dita e martë 22 mars është pushim zyrtar për shkak të festës së Sulltan Novruzit, qeveria ka vendosur që të bëhet pushim edhe e hëna e 21 marsit. Arsyeja për këtë vendim mësohet se ka të bëjë me kursimin e energjisë.

 

Pra administrata do të ketë 4 ditë pushim, nga e shtuna deri të martën. Dita e pushimit do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat