VKM: Refugjatet ukrainas mund te jetojne deri ne 1 vit pa leje qendrimi
Shtetasit nga Ukrainë, të cilët i ikin luftës kanë të drejtë të hyjnë dhe qëndrojnë në Shqipëri pa leje qëndrimi në një afat deri në 1 vit.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sipas VKM-së, ngarkohet Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
E plotë:
V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
Shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit.
Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./Burimi: abcnews.al