Secondary Adv

Ibrahimaj: Ekipe ne terren per te monitoruar abuzimet me cmimet ne treg

Menjëherë pas ngritjes së Bordit të Transparencës, ekipet monitoruese do zbresin në terren për të monitoruar tregun dhe për të mos lejuar abuzimin me çmimet.

 

Ibrahimaj tha se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të kujdesen që tregtarët të kenë marzhe fitimi të ulët, si edhe që produktet e shportës të shiten me kosto reale në mënyrë që të mos rëndohen xhepat e konsumatorëve.  

 

“Do ta mbajmë në monitorim. Gjithë ekipet tona administrativeve, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut, AKU do jenë në terren që çmimi të transferohet tek konsumatori me marzhe minimale fitimi dhe që çmimi për disa produkte të përcaktuara të shportës që janë bazike të pasqyrojë koston reale dhe të mos ketë abuzime”, tha Ibrahimaj.

 

Ibrahimaj shpjegoi se Bordi i Transparencës përbëhet nga qeveria dhe përfaqësues të bizneseve me qëllim që të monitorojë përcjelljen e çmimit tek qytetarët.

 

Ibrahimaj solli në vëmendje edhe Paketën e Rezistencës Sociale për shtresat me të prekura, që do të përfitojnë 3 mijë lekë në muaj për produktet e shportës pas rritjes që ato kanë pësuar./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat