Secondary Adv

Rritet ndjeshem cmimi i naftes ne bursa, pritet rritje edhe ne Shqiperi

Në Tiranë sot do të mblidhet Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve, ku pritet të vendoset një çmim i ri për naftën.

 

Kujtojmë se në herën e fundit, para 5 ditësh Bordi vendos i ulje të çmimi të naftës nga 211 lekë/litër  në 203 lekë/litër. Teksa sot pritet një çmim i ri në Shqipëri, në tregjet ndërkombëtare vihet re një rritje e çmimit të naftës në bursë.

 

Çmimi i naftës Brent u rrit fuqishëm nga hapja e sotme e bursave për të arritur duke shkuar në 110-111 ndërkohë që sipas analizave pritet një rritje e mëtejshme edhe gjatë ditës.  

 

Kujtojmë se ditën që çmim i naftës në karburantet shqiptare u vendos 203 lekë për litër, çmim i naftës në bursë ka qenë 95.04 dollarë  për  fuçi. Me këtë rritje të çmimit në bursë pritet që të ketë një tjetër rritje në Shqipëri.

 

Vendimi i Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve pritet me shumë interes edhe për shkak të këtyre lëvizjeve në bursë.

 

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve 

1. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku

 

2. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj

3. Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi

 

4. Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli

5. Pesë përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës./Burimi:Shqiptarja.com


Më të lexuarat