Secondary Adv

Dyfishohen cmimet e apartamenteve ne Vlore, shkak rritja e kerkeses

Dyfishimi i çmimeve të apartamenteve në Vlorë, nuk i ka penguar emigrantët dhe të huajt të blejnë shtëpi banimi.

 

Nëse deri para pak muajsh, kishte zero kërkesa, sot qyteti bregdetar e ka të pamundur ta të përballojë fluksin. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë Arben Breshani thotë se çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur ndjeshëm dhe shkak është bërë kërkesa në rritje për blerje.

 

‘Ka një disakordancë midis kërkesës dhe ofertës që ne japim. Dhe zona që i themi ne transballkanike ka një rritje çmimi që ka arritur deri në 650 deri në 700 €. Në zonën e Transballkanike ka qenë 400 €- 500 € dhe tani ka vajtur 600-700 €.

 

Në zonë e Lungomares ka qenë 800 €-900 € dhe tani ka arritur 1200-1500 €’.- u shpreh kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë, Arben Breshani.

 

Çmimi i apartamenteve në Transballkanike

Ishte 400 €

Është 700 €

 

Çmimi i apartamenteve në Lungomare

Ishte 900 €

Është 1500 €

 

Kërkesat për shtëpi banimi dominohen nga emigrantët, kosovarët, por, së fundmi vihet re një tendencë rritjeje të qytetarëve italianë që preferojnë të jetojnë në Vlorë. ‘Janë dhe kosovarët e Zvicrës dhe Gjermanisë që dëshirojnë të kenë një shpi në bregdet.

 

Por nuk mungojnë dhe italianët. Është rritur shumë interesi i italianëve për të blerë shtëpi në Vlorë sidomos është rritur kërkesa për qira’- tha Breshani. Për Breshanin, përveç rritjes së kërkesës për apartamentet, shkak tjetër për çmimet e larta janë investimet e shtuara në fushën e hotelerisë.

 

Për të stabilizuar tregun, sipas tij duhet shtuar numri i lejeve të ndërtimit. Pavarësisht rritjes se çmimeve, qyteti bregdetar i Vlorës, vijon të jetë një ndër më të preferuarit për të jetuar atje. Por së fundmi, rritje kërkese dhe çmimesh, janë regjistruar edhe në Durrës./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat