Secondary Adv

Pushtimi nga Rusia, 6.5 mln ukrainas te larguar qe nga fillimi i luftes

Që prej nisjes së luftimeve Rusi-Ukrainë më 24 shkurt, 6.5 milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre.

 

Një pjesë e madhe është zhvendosur brenda Ukrainës, ndërsa pjesa tjetër është larguar në vende të tjera të botës, ka deklaruar agjencia e migracionit e OKB-së.

 

“Shkalla e vuajtjes njerëzore dhe shpërngulja e detyruar për shkak të luftës tejkalon çdo planifikim të skenarit më të keq,” tha Antonio Vitorino, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

 

Shifrat nga UNHCR sugjerojnë se 3.3 milionë fëmijë janë zhvendosur brenda Ukrainës, ndërsa 1.6 milionë kanë ikur jashtë vendit./Burimi:abcnews.al


Më të lexuarat