Secondary Adv

KLSH: Demi ekonomik nga bashkite nga 2008-2015

Nga auditimi i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit rezulton se disa bashki kanë pësuar dëm ekonomik. Gjatë harkut kohor 2012-2015, Bashkia Himarë është audituar nga KLSH dy herë dhe është raportuar për 114.88 milionë lekë dëm ekonomik në total. Kjo e ka evidentuar si Bashki me dëm ekonomik të lartë.


Në raportin e auditimit të 2015 shfaqet me një dëm 3 herë më të lartë se në kontrollin e vitit 2012, ku spikat dëmi në tatim-taksa si detyrime të papaguara të taksave vendore, dëmi në prokurime 21.37 milionë lekë, dëmi në urbanistikë me 10.38 milionë lekë shkaktuar si diferencë e papaguar nga llogaritja e gabuar e taksës së lejes së ndërtimit dhe dëmi në shitjen dhe dhënien  me qira të pasurisë publike në 8.92 milionë lekë.


Për Bashkinë e Vorës dëmi total i raportuar për këto tre auditime së bashku është rreth 6.76 milion lekë duke e pozicionuar këtë bashki ndër institucionet me gjetjet më të vogla të parregullsive. KLSH ka kryer katër auditime në Bashkinë e Kamzës, ku janë raportuar rreth 61.97 milionë lekë dëm total, i shkaktuar nga shkeljet ligjore me efekte financiare. Kjo bashki karakterizohet nga dëm i vlerësuar në fushën e pagave dhe shpërblimeve. Në auditimin e vitit 2010 u vlerësuan 4.87 milion lekë pagesë të parregullta për punë jashtë orarit, apo për trajnime dhe pjesëmarrje jashtë vendit.


Dëmet financiare në Bashkinë e Kavajës janë në vlerën totale 34.4 milionë lekë. Në kontrollin e vitit 2013, pesha më e lartë e dëmit ishte shkaktuar në fushën e prokurimeve shoqëruar me 6 kallëzime penale nga KLSH për shkelje të barazisë në pjesëmarrjen në tendera. Për Bashkinë e Elbasanit, e cila është audituar 5 herë, gjatë periudhës kohore 2008-2015  ka një dëm total të raportuar 49.6 milionë lekë. Tenderat dhe prokurimet  publike zënë 83% të dëmit të vlerësuar në auditim. Edhe Bashkia e Durrësit është audituar pesë herë për periudhën 2008-2014 dhe dëmi ekonomik është në vlerën e 198 milionë lekëve.


Më të lexuarat