Secondary Adv

Dhoma amerikane kunder bordit per cmimet, qeveria nuk duhet te nderhyje

Dhoma Amerikane tregtisë ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për ngritjen e një bordi për të menaxhuar çmimin e naftës.

 

Kryetari i dhomës Amerikane Enio Jaço thekson se menaxhimi i çmimeve është detyrë e tregut të lirë dhe jo e qeverisë. Biznesi amerikan shprehet se ndërhyrja në rregullimin e çmimeve lë vend për arbitraritet.

 

Menaxhimi i çmimeve është detyrë e sektorit privat dhe jo e qeverisë. Qeveria do e ketë të pamundur të menaxhojë suksesshëm këtë proces, sepse është tepër kompleks dhe nuk i ka mjetet e duhura për ta bërë.

 

Sipas Dhomës Amerikane Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në raport me të ardhurat mesatare të popullsisë. Shkak të kësaj situate përcakton politikat e cunguara mbi rregullat e tregut të lirë ndërsa si zgjidhje sheh rishikimin e përkohshëm të taksave.

 

Taksat mund të adresohen me politika të përkohshme lehtësuese ndërsa konkurrenca duhet të rritet ndjeshëm në mënyrë që të prevalojnë presionet mbi uljen e çmimeve.

 

Shqipëria ka një nivel të lartë të taksave që aplikon në një litër naftë e cila arrin në 120 lekë për litër. Gjatë marsit në vend nafta arriti shifra rekord që arrinin deri në 170 lekë për litër./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat