Secondary Adv

Sot mblidhet serish Bordi, pritet rritje e cmimit te naftes

Sot do mblidhet sërish Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve, ku pritet të ketë rritje të çmimeve, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe në tregjet ndërkombëtare.

 

Aktualisht në të gjitha pikat e karburantit nafta po shitet me 221 lekë litri, ndërkohë që benzina është rritur me 5 lekë nga 206 lekë në 211 lekë për litër. I palëvizur në 93 lekë mbetet çmimi i gazit. Ndërkohë në tregjet e huaja çmimi i naftës bruto ka arritur deri në 118 dollar fuçia.

 

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë, në të kundërtën do të ndëshkohet duke nisur nga gjoba nga 2 mln lekë për ato që tregojnë me pakicë deri në 10 mln lekë për shumicën, por edhe heqja license nëse shkelja është e përsëritur. 

 

Kujtojmë se Bordi i Administrimit të Karburanteve u ngrit pikërisht për të bërë transparent lëvizjen e çmimit të naftës në bursë e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe shmangien e abuzimeve brenda tregut tonë me karburantet.

 

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve 

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj

 

Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi

Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli

5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat