Secondary Adv

Rritet norma baze e interesit per lekun, pritet shtrenjtimi i kredive

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të rrisë me 0.5 për qind normën bazë të interesit për lekun.

 

Aktualisht, ajo është 0.5 për qind dhe me vendimin e sotëm të Këshillit Mbikëqyrë shkon 1 për qind. Vendimi më i fundit vjen për shkak të rritjes së fortë të çmimeve, të cilat kanë dalë mbi parashikimet e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilit inflacioni duhet të qendrojë në rreth 2.5 për qind.

 

Në janar, inflacioni ishte 3.7 për qind, në shkuar 3.9 për qind dhe në mars sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pritet të jetë edhe më lartë. Ndikimi kryesor pritet të jetë të çmimet e ushqimeve, të cilat sipas Bankës së Shqipërisë do të rriten edhe më tepër gjatë muajve në vijim.

 

Ndikimi

Nisur nga situata e krijuar me çmimet, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur kështu që të shtrenjtojë lekun duke e bërë atë me konkurrues në raport me monedhat e huaja dhe pritet që kjo të ndikojë edhe në kursin e këmbimit.

 

Megjithatë, ndikimi më i fortë pritet të jetë të kreditë në lekë, të cilat pritet të shtrenjtohen gjatë muajve në vijim. Përmes shtrenjtimit të lekut, Banka e Shqipërisë synon kanalizimin në sistemin bankar të një sasie nga këto para duke ulur kështu presionin mbi çmimet.

 

Sejko tha se rritja e normës bazë të interesit për lekun pritet të ndikojë te çmimet për një periudhë 3-6 mujore dhe se efektet nuk do jenë të menjëhershme. /Burimi:abcnews.al


Më të lexuarat