Secondary Adv

Rritet kosto e jeteses ne Rusi, cmimet 14 per qind me te larta ne 1 jave

Kostoja e jetesës në Rusi po rritet pas agresionit ushtarak të vendit në Ukrainë.

 

Shifrat zyrtare tregojnë se çmimi i disa produkteve kryesore shtëpiake janë është rritur me 14 për qind. Inflacioni do të vazhdojë të rritet në Rusi, ku rubla është dobësuar që nga fillimi i agresionit në Ukrainë.

 

Vlera e monedhës ruse ka rënë me 22 për qind brenda këtij viti, përcjell Telegrafi. Ministria ruse e Ekonomisë është shprehur se inflacioni vjetor është rritur me 14.5 për qind, që është niveli më i lartë që nga fundi i 2015.

 

Shërbimi Federal i Statistikave tha se çmimi i sheqerit është rritur me 37.1 për qind. Partneri menaxhues në SPI Asset Management, Stephen Innes tha se çmimet ishin më të larta për shkak të dobësimit të rublës.

 

“Fajtori më i madh është inflacioni i importuar. Çdo gjë që importon Rusia është në mënyrë eksponenciale (më e shtrenjtë) për shkak të rublës më të dobët”, tha Innes.

 

Britania e Madhe, së bashku me SHBA dhe BE, kanë shkëputur marrëdhëniet e një numeri të bankave ruse sistemi financiar i Perëndimit. Ata gjithashtu kanë ndaluar marrëdhëniet me Bankën Qendrore të Rusisë, fondet shtetërore të investimeve dhe Ministrinë e Financave.

 

Një numër i madh i bizneseve perëndimore janë tërhequr tregu rus për shkak të agresionit ushtarak të urdhëruar nga Vladimir Putini./Burimi:Telegrafi


Më të lexuarat