Secondary Adv

Dita e 29 e luftes, sanksionet e vendosura deri me tani ndaj Rusise

Sot është takimi i parë mes BE, NATO dhe G7, në të cilin liderët botërorë do diskutojnë luftën Rusi-Ukrainë dhe vendosjen shtesë të sanksioneve kundër Rusisë.

 

Këtu është një përmbledhje e sanksioneve më të mëdha që janë vendosur ndaj Rusisë deri më tani:

 

–SHBA-ja ka ndaluar të gjitha importet e naftës dhe gazit rus, Britania e Madhe ka deklaruar do të heqë gradualisht naftën ruse deri në fund të vitit 2022 dhe BE tha se nuk do të jetë më e varur nga energjia ruse përpara vitit 2030.

 

-Vendet perëndimore kanë ngrirë asetet e Bankës Qendrore të Rusisë – rreth 630 miliardë dollarë rezerva valutore. 

-Disa banka ruse janë përjashtuar gjithashtu nga sistemi ndërkombëtar financiar SWIFT

 

-Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE kanë sanksionuar qindra anëtarë të regjimit rus dhe oligarkë që konsiderohen të afërt me Kremlinin

–këtu përfshihen ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, 386 anëtarë të parlamentit rus.

 

-Të gjitha fluturimet ruse janë ndaluar nga hapësira ajrore e SHBA, MB, BE dhe kanadeze.

-Britania e Madhe dhe BE-ja kanë ndaluar shitjen e mallrave luksoze në Rusi./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat