Studimi, Borxhi publik ne bote u rrit me 40 per qind
Borxhi publik kudo nëpër botë, i cili çdo vit bëhet më i madh, është një çështje e cila shqetëson të gjithë ekspertët. Sipas një grafiku të publikuar në të përditshmen italiane Il Sole, stoku total arrin rreth 60 trilion dollar amerikan dhe përjashton borxhin privat apo atë të bizneseve.
Gjetjet e studimit: Shtatë nga 15 Shtetet me nivelin më të lartë të borxhit janë evropiane. Evropa e tëra, në qoftë se ne përjashtojmë Rusinë, përbën më shumë se një të katërtën e të gjithë borxhit publik botëror. Pastaj në qoftë se kombinohen së bashku Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Japonia, do të kishim një të katërtat e borxhit publik gjithë botën (75%).
Shtetet e Bashkuara, për shembull, përfaqësojnë 23.3% të ekonomisë globale dhe të 29.1% të borxhit publik. Ekonomia e Japonisë është e barabartë me 6.18% të totalit Botëror, por borxhi public i saj arrin 20%. Kina përbën 13.9% të ekonomisë botërore, por vetëm për 6.25% të borxhit publik global. Borxhi i përgjithshëm kinez sipas disa analizave është katërfishuar nga 7 mijë në 28 mijë miliardë dollar.
Në një Raport disa muaj më parë McKinsey Global folën për një borxh të përgjithshëm që ka arritur rreth 200 trilion dollar dhe ne vetëm gjashtë vjet është rritur me 57 trilion, Një rritje e “frikshme” shkruajnë ekspertët me 40%./Monitor