Ministria e Bujqesise: Ndalohet shitja dhe transporti i shpendeve ne 3 qarqe
Zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, ka dhënë informacionin e fundit në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në vend.
Ajo tha se sipas saj po ndërmerren të gjitha masat që t'i vihet fre vatrave. Gjeci bëri me dije se janë 382.672 shpendë të ngordhura dhe vazhdon procesi për eliminimin e tyre.
"Po shuajmë vatrat po kryhet tamponimi i zonës po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët është siguruar baza mbrojtëse. 382 672 shpendë të ngordhur, vijon procesi për asgjësim. Veterinerët kanë kryer vizita dhe kontrolle në 63 stabilimente s'ka raste të dyshuara", tha ajo.
"Është e rëndësishme për tregtarët dhe publikun të dinë se është në fuqi urdhri për masat kufizuese për influencën në mjediset e hapura në tregje Durrës, Dibër e Korçë, ndalohet shitja e shpendëve të gjallë në këto qarqe dhe lëvizjen nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregje.
Jemi në bashkëpunim të ngushtë për të ndaluar çdo tentativë të shkeljes së ligjit. Nuk ka asnjë rrezik si për mishin ashtu edhe për vezën. Produktet janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik për produktet e gatuara mbi 70 gradë celsius", tha ndër të tjera zv. ministrja Gjeci./Burimi: Shqiptarja.com