Secondary Adv

SHBA planifikon te pranojne deri ne 100 mije refugjate ukrainas

Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë bërë me dije se po planifikojnë të pranojnë deri në 100,000 ukrainas që ikin nga pushtimi rus.

 

Mediat e huaja bëjnë me dije se një burim ka theksuar se këto janë planet e autoriteteve amerikane por deri më tani nuk është e qartë sesi do të funksionojë kjo përpjekje, përfshirë udhëtimin dhe logjistikën e imigracionit.

 

Jo të gjithë ukrainasit e pranuar do të vijnë përmes programit të refugjatëve të SHBA-së, tha një zyrtar i administratës së Biden. Të tjerët do të vijnë me viza familjare ose me një proces tjetër të njohur si lirim me kusht humanitar./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat