Secondary Adv

Hungaria refuzon kerkesen e Zelensky, jo embargo energjise ruse

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka refuzuar kërkesën e bërë nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky për të zgjatur më tej sanksionet ndaj energjisë ruse.

 

Në një postim në Twitter, Orban thotë se kërkesa e bëra nga disa shtete, përfshirë këtu edhe presidentin e Ukrainës vetë për të zgjatur sanksionet ndaj energjisë ruse “është e papranueshme dhe shkon kundër interesave të popullit hungarez.”

 

Kryeministri hungarez, në një video të postuar, shpjegon po ashtu se 85% e gazit dhe më shumë se 60% e naftës në Hungari vijnë nga Rusia dhe vendosja e sanksioneve do të sillte ngadalësim të ekonomisë hungareze.

 

Në këtë mënyrë “ne do të paguajmë çmimin e luftës”, theksoi kryeministri, duke shtuar se Hungaria nuk ishte i vetmi vend që e mbështeti këtë qëndrim.

 

Kujtojmë se në fjalimin e tij në video-konferencë në samitin e BE, Zelensky kritikoi Orbanin për qëndrimin që ka mbajtur me Moskën dhe hezitimin e tij për sanksionet dhe për dërgimin e armëve në Ukrainë: “Hungaria, duhet të vendosë se në cilën anë është,” tha lideri ukrainas./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat