Secondary Adv

Gjykata njeh Kuvendin e 11 dhjetorit, shkarkohen strukturat drejtuese te PD

Gjykata Civile e Tiranës ka njohur Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Me njohjen e këtij vendimi, janë shkarkuar strukturat drejtuese të PD, siç edhe u kaluan më votë dhe u miratuan gjatë Kuvendit të 11 dhjetorit. Seanca në fjalë nisi në orën 10:30 dhe zgjati shumë pak, duke dalë në një vendim.

 

Gjyqtari që shqyrtoi çështjen ishte Agron Zhukri. Ky i fundit nuk pranoi të merrte përsipër çështjen, duke dhënë dorëheqje, por ajo iu refuzua. Ndërkohë që PD ka akuzuar se kjo seanca ka shkelje procedurale.

 

Kujtojmë se dje sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi dje në ‘Frontline’ në ‘News24’ se gjyqtari Zhukri ka pritur në zyrë një njeri të afërt të ish-kryeministrit Berisha, ndërsa shtoi se ai ishte në shkelje të procedurave, duke i thënë burgut hapu.

 

“Basha së bashku me PD nuk e ka njohur si Kuvend, Por ndryshimet statutore të 17 korrikut janë njohur nga Gjykata. Tashmë kemi edhe një njohje të ligjshme të Kuvendit të 11 dhjetorit. Tashmë kemi dy njohje të dy statuteve dhe është në proces statuti i 18 dhjetorit.

 

Mbetet për tu parë situata në vijim. Sekretari i PD ka deklaruar më herët se nëse do kishte vendim të gjyqtarit Agron Zhukri do të ishte në shkelje procedura sepse regjistri parlamentar i PD ndodhet në Apel”, raportoi gazetari Osman Stafa duke shtuar se; “Jemi përballë faktit që njihen ndryshimet statutore të 17 korrikut.”

 

Pritet se cilat do të jenë lëvizet politikë të komisonit, pasi cilëson si të ligjshëm, dhe vendimet e tyre që morën në 11 dhjetor, u cilësuan të drejtat./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat