
Te besh biznes 2016, Banka Boterore prezanton raportin
Publikimi i raportit të Bankës Botërore “Të Bësh Biznes 2016” u prit me debate, akuza të opozitës ndaj qeverisë, vetëmbrojtje të kësaj të fundit, e madje akuza ndaj vetë institucionet që u publikoi,pasi fajin e ka metodologjia e ndryshuar.
Ekonomistët paralajmërojnë se do të ketë kosto për financat e vendit dhe kërkojnë që qeveria të rivlerësojë reformat që po ndërmerr. Prodhimi i ullirit në Shqipëri, sipas të dhënave tëMinistrisë së Bujqësisë, ka zigzage vjetore,ulje-ngritje, që përkojnë me një vit të brishtë e një vit të mbarë. Faktorit të madh të motit, i shtohet edhe fermeri. Kur kujdeset më pak, prodhimi është më i ulët, e kur tregon më shumë interes, prodhimi shtohet. Si të vjelat nga ullishtat ngjan edhe ekonomia shqiptare nën lupën e raportit më të rëndësishëm të Bankës Botërore mbi klimën e biznesit. Kur reformat janë të pakta, por mbi të gjitha kur qeveria “i fut hundët” gabimisht në legjislacion, rënia e lirëështë e garantuar. Në raportin “TëBësh Biznes 2016”, Shqipëria zbriti 35 vende krahasuar me një vit më parë,duke u renditur në vendin e 97 mes 189 shteteve. Rënia në indeksin e përgjithshëm erdhi nga humbjet në shtatë nga dhjetë treguesit.
Dy tregues nuk patën ndryshim dhe një tregues u përmirësua. Kryeministri i vendit i parapriu raportit, duke theksuar se priste ulje të vlerësimit, për shkak të efekteve të përkohshme të reformave që qeveria e tij po ndërmerr. Faktin e përsëriti edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, pak pas publikimit të raportit. Me këto deklarata, dy përgjegjësit kryesorë për mbarëvajtjen e ekonomisë së vendit, ranë në kundërshti me veten dhe me filozofinë që i solli në pushtet. “Rilindja”, në zgjedhjet e përgjithshme e “Drejtimi i duhur” në zgjedhjet lokale, nënkuptonin reforma. E paralajmëroi mazhoranca, e prisnin qytetarët. Por, mbi të gjitha, duke parë edhe kriteret e raportit “TëBësh Biznes”, të cilat kanë për bazë reformat (kryesisht ato në letër) të gjitha masatdo të duhej të na përmirësonin në renditje. Ministri i Zhvillimit Ekonomik ia dedikoi një vit më parë renditjen e përmirësuarpikërisht reformave ekonomike tëndërmarra nga qeveria. Por çfarë ka ndodhur për një vit me reformat?! Nuk janë bërë, apo u bënë duke mos ndjekur drejtimin e duhur.
Ministri i Ekonomisë i “lau duart” me raportin, duke thënë se ka pasur një ndryshim në metodologji, ndërsa Shqipëria nuk ka ndryshuar në raport me vetveten krahasuar me një vit më parë. Raportet e viteve të fundit tregojnë se çdo hap i bërë përpara është shoqëruar me një hap mbrapa, duke vënë në dukje se përtej cilësisë së reformave, është vënë në pikëpyetje qëndrueshmëria e tyre. Shqipëria e fundit në rajon, e parafundit në Euro-Azi Me përkeqësimin e renditjes “Doing Business 2016”, Shqipëria është pozicionuar përfundimisht në vendin më të keq në rajon për të bërë biznes, çka pritet të ndikojë ndjeshëm në tërheqjen e investimeve të huaja.Shqipëria renditet në vendin e 97, duke shënuar rezultatin më negativ të viteve të fundit.
Ndërsa vlerësimi është ulur me 6.27 pikë. Të gjitha vendet e tjera janë përmirësuar ndjeshëm dhe shumica e tyre kanë marrë vlerësimin maksimal.Maqedonia arriti një rezultat spektakolar duke u renditur në vendin e 12 në botë. Prej vitesh,Maqedoniapo tregohet shumë agresive në konkurrencën rajonale për tërheqjen e investitorëve. “Ky vend ka rezultat të shkëlqyer në disa fusha të lehtësisë së të bërit biznes, si dhe ka ndërmarrë reforma në vitin e fundit. Për shembull, IRJ e Maqedonisë e ka thjeshtuar më tej procesin e hapjes së një biznesi, duke futur detyrimin për regjistrimin online. Si rezultat, tani ky vend është vendi i dytë në botë me ecurinë më të mirë në fushën e hapjes së biznesit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bankës Botërore. Para Shqipërisë, në renditje janë dhe Kroacia, në vendin e 40; Mali i Zi në pozicionin e 46 (dhe ai me një rezultat pozitiv); Serbia në pozicionin e 59 (edhe ai me vlerësim të mirë); Kosova në të 66 (me vlerësim pozitiv); Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 79 (me rezultat pozitiv). Bosnjahistorikisht ështërenditur më keq se Shqipëria, për shkak të burokracisë së dy entiteteve dhe barrierave të mëdha administrative, këtë vit e la mbrapa Shqipërinë. Edhe ekonomia më e brishtë e Kosovës paraqitet shumë mëmirë në renditje, duke qenë gati 30 shtete “larg” nesh.
Më të lexuarat








