Secondary Adv

Fierza drejt shterimit, kuota minimale te ujit ne liqen

Thatësira e cila ka kapur vendin tonë ka sjellë krizë energjitike për shkak të shterimit të prurjeve në Liqenin e Fierzës.

 

Pamjet tregojnë se dita ditës Liqeni i Fierzës, po shkon drejt “vdekjes” duke sjellë ndikim të dukshëm dhe në prodhimin e energjisë. Ndërkohë ulja e nivelit të ujit ka nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër.

 

Alarmi për tharjen e Fierzës është ngritur prej ditësh, ndërkohë ministria ka kërkuar nga konsumatorët që të kursejnë sa të munden energjinë.

 

Këtë të shtunë përmes një postimi në rrjetet sociale zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni ka publikuar pamjet e “frikshme” të rënies së nivelit të ujit në liqen. “Liqeni Kukesit dje tek ura mbi Drinin e Bardhe”, shkruan ai./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat