“Le Iene”: E ardhmja eshte ne Shqiperi Programi investigativ në Itali, ‘Le Iene’ ka trajtuar një fenomen të veçantë i cili përpara një apo dy dekadave gjithkujt do t’i dukej i pabesueshëm.
Emisioni i ka kushtuar një hapësirë të veçantë italianëve emigrantë në Shqipëri. Emigrantët italianë në Shqipëri kanë ardhur nga zona të ndryshme të Italisë, duke punuar dhe ngritur biznese të ndryshme përtej Adriatikut, në Shqipërinë e emigrantëve të shumtë në tokën e tyre që kanë shkuar atje prej 25 viteve rresht. Në intervistat e bëra me shumë talianë në Shqipëri, ata thonë se e ardhmja është në Shqipëri, pasi në Itali nuk ka vende dhe hapësira punësimi. “Është një vend që ka prekur fundin, tani vetëm mund të ngrihet”,shprehet Roberto një kalabrez që jeton dhe punon në Shqipëri. Po ashtu gjatë intervistave të realizuara me italianët që jetojnë në
Shqipëri, shumë prej tyre shprehen se nuk i shohin shqiptarët si grabitës apo kriminelë, duke rrëzuar kështu disa prej paragjykimeve që rëndonin mbi supet tona për vite me radhë, kur përmendej fjala ‘shqiptar’