Secondary Adv

IKMT aksion ne Radhime dhe Vlore, shemben 10 objekte pa leje

IKMT ka nisur aksionin për prishjen e objekteve pa lejë në vijën bregdetare të Radhimës.

 

Në plan janë 10 objekte për t’u prishur, pasi janë përjashtuar nga procesi i legalizimit, ndërsa sot puna do të nis me shembjen e një hoteli 3-katësh dhe një beach-bari në breg të detit pranë Portit të Jahteve në Radhimë.

 

Sipas IKMT lajmërimi i pronarëve është bërë që ditën e premte, ndërsa thotë se objektet që do të shemben sot nuk janë më pjesë e procesit të legalizimit.

 

Ndërkohë ndërhyrja është kundërshtuar nga pronarja e hotelit Arleta Havari, e cila thotë se hoteli dhe beach-bari janë në proces legalizimi dhe se që prej muajit dhjetor ia ka dhënë me qira një shtetaseje italiane. Pronarja thotë se disponon dokumentet e tokës ku është ndërtuar hoteli.

 

Nga ana tjetër edhe shtetasja italiane që e ka marrë me qira, Mariana Cariglia tha se ka investuar në këtë hotel dhe se këtë çështje do e ndjek përmes gjykatës deri në fund, duke e cilësuar të padrejtë ndërhyrjen e IKMT për të prishur objektet./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat