Secondary Adv

Hetimet per Inceneratoret, SPAK leshon 9 masa arresti, mes tyre 1 deputet

Pas Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar të tjera arrestime për një tjetër incenerator, atë të Fierit.

 

Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohet zyrtarisht nga prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

 

Nga 9 masa sigurie 7 janë 'arrest me burg' dhe 2 në gjendje të lirë. Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Florjan Muçaj, Klodian Zoto si dhe Arenc Myrtezani janë lënë në qeli ndërkohë që 2 gratë, Sabina Cenameri si dhe Etleva Kondi janë lënë në ‘arrest shtëpie’.

 

Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të Komisionit të Prokurorimit për Inceneratorin e Fierit. SPAK ka thënë se është i paligjshëm shpronësimi i tokës për inceneratorin e Fierit pasi Koka, Bllako dhe Abeshi përgatitën dokumente false.

 

Sipas SPAK shpronësimi për inceneratorin e Fierit dëm shtetit mbi 16 mln lekë, nga tokë arë e kthyer në truall. SPAK prangosi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan.

 

SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion duke përfituar 3.7 mln euro nga incerenatorët.

 

Tre janë akuzat e rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

 

Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat