Secondary Adv

Serbia pezulloi eksportet, Kosova do furnizohet me grure nga SHBA

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë një përgjigje pozitive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket importit të grurit nga ky vend.

 

Kështu ka thënë ministrja Rozeta Hajdari gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, duke shtuar se Kosova mund të jetë blerës i ardhshëm i grurit nga SHBA-ja. “Kosova nuk ka pasur varësi për import të grurit nga Ukraina, por nga Serbia.

 

Por, fatmirësisht kemi marrë përgjigje pozitive nga shtetet e perëndimore dhe nga SHBA-të për mundësinë e importit të grurit nga këto shtete. Pra, Kosova mund të jetë blerës i ardhshëm i grurit amerikan”, është shprehur Hajdari.

 

Ajo ka shtuar se vendi duhet të përgatitet për rritjen e Rezervës Shtetërore. Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka kërkuar raport të veçantë për Rezervën Shtetërore nga ministrja Hajdari dhe siç tha ai për shpenzimet e shumës prej 10 milionë euro të ndara nga Qeveria e Kosovës.

 

Ministrja Hajdari ka premtuar se në një mbledhje të ardhshme do të raportojë për Rezervën Shtetërore./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat