Secondary Adv

Negociatat, Rusia nis terheqjen e forcave ushtarake nga Kievi

Rusia ka filluar të tërheqë forcat e saj nga afërsia e Kievit.

 

Lajmi është bërë i ditur nga CNN, duke cituar dy zyrtarë amerikanë që e shohin këtë veprim si një ndryshim të madh të strategjisë. Sipas SHBA-së, lëvizjet e vërejtura tashmë nuk janë një rregullim afatshkurtër, por një lëvizje afatgjatë.

 

Më herët u njoftuar se Moska “do të reduktojë në mënyrë drastike aktivitetin ushtarak” në dy fronte – në Kiev dhe Chernihiv – sipas kanalit Telegram të Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

 

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes Aleksandër Fomin konfirmoi “për të reduktuar rrënjësisht, aktivitetin ushtarak”, sipas medias shtetërore RIA. Masa vjen pas bisedimeve midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll të martën./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat