Secondary Adv

Negociatat sot, rubla ruse kap vleren me te larte ne 1 muaj

Rubla ruse është forcuar në nivelin më të lartë që arrin prej një muaji tashmë.

 

Një dollar tashmë shkëmbehet me 88 rubla. Sipas raportimeve, rritja e rublës është reflektim i optimizmit në tregje pasi bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë thuhet të kenë shkuar mirë. Gazetari i Sky News James Sillars raporton se “kjo me siguri është një mase shprese.”

 

“Por vlerat janë luhatur kaq shumë në javët e fundit sa tregjet po kapin çdo gjë. Çmimi i naftës bruto Brent është gjithashtu në rënie 7%.” “Është një situatë shumë e paqëndrueshme, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm që të mos lexojmë shumë rreth kësaj.”

 

Po ashtu, sipas raportimeve, vlerat u rritën edhe në tregjet amerikane ndërsa investitorët vëzhgonin me kujdes negociata për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës.

 

Kujtojmë se zyrtarët rusë u takuan me një delegacion ukrainas në Turqi dhe të dyja palët bënë të ditur se bisedimet ishin konstruktive./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat