Dyshime per rritje abuzive te naftes ne Kosove, nis inspektimi ne terren
Pas njoftimit të rritjes së çmimit të naftës sot, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bën të ditur se autoritetet kanë nisur inspektimin në terren.
Sipas MINT-it, paralajmërimet kanë lënë hapësirë për dyshim për orkestrim të rritjes së çmimit. “Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit.
Autoritetet po inspektojnë në terren”, thuhet në njoftimin e MINT-it, përcjell Telegrafi. Po ashtu, Ministria e Tregtisë inkurajon qytetarët duhet t’i adresojnë ankesat në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem”, kërkon MINT.
Pavarësisht se në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës ka pësuar rënie, në vendin tonë një litër ka arritur çmimin deri në 1.69 euro./Burimi: Telegrafi