Secondary Adv

Agjencia e vleresimit Moody jep alarmin per ekonomine globale

Politikbërja është në mungesë të mjeteve për të përballuar një krizë të papritur në të ardhmen, sidomos pas një periudhe të gjatë me normat e interesit pranë niveleve minimale dhe profilet e larta të injektimit të likuiditetit. Kështu thekson në një raport agjencia e vlerësimit Moody’s.


Moody`s e ka mbajtur të pandryshuar projeksionin për rritjen ekonomike globale gjatë dy viteve të ardhshme. 20 vendet më të industrializuara të globit do të rriten mesatarisht me 2.8% gjatë periudhës 2015-2017.Sipas raportit të agjencisë, ky ritëm rritje është larg pritshmërive dhe tregon një dështim. Para krizës financiare globale, këto ekonomitë e këtyre vendeve njihnin një ritëm rritje pranë 3.8%. “Autoritetet kanë një mungesë politikash fiskale dhe monetare që do të mbronin ekonomitë e tyre nga krizat”- thekson  raporti.


Projeksionet sinjalizojnë se rimëkëmbja nga kriza do të kërkojë edhe më shumë kohë se ç`pritej më parë. Edhe projeksionet e fundit të Organizatës për Bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, i përforcojnë këto paralajmërime. Organizata e vë theksin kryesisht të ngadalësimi i Kinës, ku rritja projektohet të zbresë pranë nivelit 6.2% në vitin 2017.


Më të lexuarat