Secondary Adv

Panariti hap tenderin per 87 ha toke ne Karavasta

Ka një interes të madh për shfrytëzimin e lagunave detare dhe tokat përreth tyre. Nisur nga kjo, Ministria e Bujqësisë i ka vënë në listë këto zona për t’i dhënë me qira ose me koncesion. Radhën e ka Karavastaja, ku shteti ka vendosur të japë me qira fillimisht tokat në afërsi të lagunës.


Kur vjen fjala për lagunat shqiptare, historitë e grindjeve për t’i zotëruar eklipsojnë bukuritë e tyre. Fjala vjen, askush nuk e di se në kompleksin ligatinor të Patokut është regjistruar një numër i madh llojesh të shpendëve të kërcënuar në shkalle botërore. Por, gjithë bota e ka marrë vesh përplasjen mes fisit Cali dhe familjes së deputetit Prenga. Konfliktet lindën pas shpalljes se tenderit të Ministrisë së Bujqësisë për dhënien me koncesion të lagunës. Edhe laguna e Karavastasë, më e madhja në Shqipëri, nuk njihet aq shumë për pelikanin kaçurrel që ndodhet aty, por më tepër për faktin se u bë fole e bandës së Aldo Bares.


Tenderi
Dje, Ministria e Bujqësisë shpalli dhënien me qira të tokave përreth lagunës që ka administruar për shumë vite Bare dhe njerëzit e tij. Sipërfaqja e lagunës është shumë e madhe, por ministria do të japë me qira vetëm 87 hektarë tokë shtetërore në zemër të kësaj zone të pasur. Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, procedura e dhënies me qira do të jetë me konkurs. Sipërfaqja e tokës prej 87 hektarësh ndodhet në fshatin Karavasta, njësia administrative Rremas, Bashkia Divjakë. Ato janë 11 parcela toke të zonës kadastrale 2084, të Qarkut Fier. Vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit, për hapjen e procedurës konkurruese, është 730 800 lekë në vit (8400 lekë / ha në vit). Në tender mund të marrin pjesë edhe shtetasit e huaj, mjafton që të plotësojnë kriteret. Sipas ministrisë që drejtohet nga Panariti, asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë. Më 7 dhjetor 2015, do të mësohet se cili është fituesi i këtyre tokave.


Më të lexuarat