Franca lehteson rregullat e udhetimit me Shqiperine
Franca ka futur Shqipërinë në listën e vendeve jeshile.
Kësisoj ajo ka lehtësuar masat antiCOVID për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në këtë shtet. Përmes një njoftimi ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se të gjithë shtetasit shqiptarë do të lejohen të hyjnë në Francë, pa pasur nevojë për një arsye madhore, pasi të kenë plotësuar një nga kushtet e mëposhtme:
–Të jenë të pajisur me vërtetimin e kryerjes së ciklit të plotë të vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield.
Cikli quhet i përfunduar kur vaksina e fundit është bërë jo më herët se 9 muaj nga data e hyrjes në Francë.
-Të jenë të pajisur me rezultatin e një testi PCR negativ/72 orë ose testi antigjenik negativ/48 orë.
-Të jenë të pajisur me provën e shërimit nga Covid19 (test PCR ose Antigjeni pozitiv, prej jo me pak se 11 ditësh dhe jo më shumë se 6 muajsh nga data e hyrjes në Francë).
Fëmijët deri 12 vjeç janë të përjashtuar nga ky detyrim. Për informacion më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ: https://punetejashtme.gov.al/harta/Burimi: abcnews.al