Secondary Adv

Lufta, UNESCO: Mbi 50 vende historike te Ukraines jane demtuar

UNESCO thotë se të paktën 53 vende historike, ndërtesa fetare dhe muze të Ukrainës janë dëmtuar ose shkatërruar pjesërisht që nga fillimi i luftës.

 

UNESCO thekson se lista nuk është përfundimtare dhe ekspertët vazhdojnë të kontrollojnë raportet për dëme të tjera. Dëmet në 29 objekte fetare, 16 objekte historike, katër muze dhe katër monumente u verifikuan nga imazhet satelitore dhe raportet e dëshmitarëve.

 

Më shumë dhjetëra lokacione ndodhen në Kharkiv, një nga zonat më të prekura nga granatimet në Ukrainë. Lista nuk përfshin asnjë informacion për vendeve apo ndërtesat në qytetin e rrethuar të Mariupolit./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat