Secondary Adv

Aksi Shtreze-Shishtavec vijon i bllokuar, hapet qarkullimi ne Rrugen e Arbrit

Si pasojë e motit me reshje shiu dhe dëbore një ditë më parë, në disa akse ka pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

 

Në Kukës, rrugët nacionale vazhdojnë të jenë nën trusninë e rënies së gurëve e inerteve, por aktualisht të gjitha akset nacionale janë të kalueshme normalisht. Ndërkohë vazhdon të jetë i bllokuar segmenti Shtrezë-Shishtavec, si pasojë e objektit të dëmtuar Ura e Shtrezës.

 

Sakaq pas shembjes së një masivi dheu dhe gurësh si pasojë e motit të keq, Rruga e Arbrit është hapur sot për kalimin e mjeteve pa probleme./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat